Joe Bien menjëherë nis punën, Presidenti ndryshon Zyrën Ovale (FOTO)

Menjëherë pas inagurimit dhe betimit, Joe Biden ka nisur detyrën si Preisdenti i 46-të i SHBA-ve. Zyra Ovale e presidentit brenda pak orësh u shndërrua dukshëm për të pasqyruar shijen dhe politikën e mbajtësit të zyrës. Njerëzit janë të interesuar çfarë marrëveshjesh bëhen në atë zyrë dhe cilat politika njoftohen. Por, me çdo pëllëmbë të hapësirës së ekspozuar, presidentët e SH.B.A.-së, familjet e tyre dhe stafi i tyre gjithashtu zgjedhin me përpikmëri se cilat pjesë të artit do të vendosen, çfarë mobiljesh dhe madje çfarë çokollatash vendosen në rafte.

Ja se si Biden ka zgjedhur të ndryshojë Zyrën Ovale. Një portret i Andrew Jackson, në të majtë të sediljes në Resolute Desk, është zëvendësuar me një portret të Benjamin Franklin nga Joseph Duplessis. Ashtu si punimet e tjera në Shtëpinë e Bardhë, portreti duket se është huazuar nga Galeria Kombëtare e Artit e Institutit Smithsonian.

”Washington Post”, i cili hodhi një vështrim të parë në zbukurimet e reja të brendshme të Oval, raportoi se portreti Franklin dhe një set gurësh hënor afër kanë për qëllim të përfaqësojnë interesin e Biden në shkencë. Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden përgatitet të nënshkruajë një seri urdhrash ekzekutivë në Zyrën Ovale vetëm disa orë pas inaugurimit të tij më 20 janar 2021. Një bust prej bronzi i udhëheqësit të të drejtave civile Cesar Chavez, krijuar nga artisti Paul Suarez, u vendos gjithashtu prapa tryezës së tij.

Chavez u përpoq të sjellë ndërgjegjësimin për kushtet e vështira të punëtorëve të fermave në SH.B.A. dhe të luftojë për paga më të mira. Përfshirja e spikatur e bustit të tij në krahun perëndimor erdhi të njëjtën ditë kur Biden propozoi legjislacionin e emigracionit që do të lejonte punëtorët e fermave të padokumentuara të kualifikoheshin për të aplikuar për karta jeshile. Post njoftoi se bustet e revolucionarit. Martin Luter King dhe Robert Kennedy qëndrojnë po ashtu në zyrë. Raporti i Post thotë se pjesë të tjera të zyrës paraqesin piktura të George Washington, Abraham Lincoln, Franklin Roosevelt, Thomas Jefferson dhe Alexander Hamilton. Ndërsa një bust i Winston Churchill është hequr nga zyra.

SHKARKO APP