Jorida Tabaku depoziton në Kuvend një Amendament për heqjen e 23 % tatimit te ligjit mbi të Ardhurat
Aktualitet Politikë E Mërkurë, 29 Mars 2023 11:15
Nga Jorida Tabaku-
Ditën e sotme depozitova në Kuvend një Amendament në lidhje me Draft Ligjin për Tatimin mbi të Ardhura që parashikon tatimin në 23% për profesionistët e lirë dhe bizneset e vogla.
Kështu, qeveria parashikon t’u marrë 20 milionë euro thuajse 17 mijë profesionistëve të lirë duke diskriminuar të vetëpunësuarit, duke shkelur barazinë dhe ofruar pabarazinë, mos vlerësim i punës, shkelja me këmbë e mundit edhe investimit dhe duke shkelur jo pak herë standartet kontabël.
Shqipëria ka nevojë për një sistem taksash ku në qendër është individi dhe jo qokat e qeverisë.
Tatimi socialist po gërryen edhe më shumë të ardhurat e shtresës së mesme.

KOHA JONË SONDAZH