Gazmend Bardhi, Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj: Basha duhet të tërhiqet nga kryetar!
Vazhdon mbledhja e grupit parlamentar të PD. Por e veçanta e sotme nga selia blu vjen nga Jorida Tabaku dhe Enkelejd Aliebaj, dy njerëzit e fundit në lidershipin e PD. Ata kanë kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës nga kryetar në PD.
“Unë jam në koherencë të plotë me qendrimin tim se Sali Berisha nuk ka më vend në PD, por ti kryetar duhet të tërhiqesh”- i është drejtuar nënkryetari Enkel Alibeaj.
Por edhe Jorida Tabaku ka thënë “Besoj kryetar që ju duhet të bëni një hap pas. Të gjejmë një mënyrë sesi faktorët në PD të bashkohen dhe ne të ecim përpara. Besoj se ne duhet të ishim sot në proteste. Ata presin që ne të jemi përballë Edi Ramës, jo njeri-tjetri. Na kanë votuar për alternativë qeverisëse dhe ne duhet të jemi një alternativë e tillë”.
Jorida Tabaku mbetet një ikonë e PD-së.
Mësohet se edhe Gazmend Bardhi i kërkoi Bashës dorëheqje të parevokueshme.
“Një hap pas i juaji që merr me vete edhe Sali Berishen, i hap rrugen një procesi bashkimi është shansi vetëm për t’i dhënë mundësi PD. Ne nuk mund të improvizojmë. Sepse rrezikojmë të copezohemi akoma me shumë. Këtu jemi pak. Edhe me ata jashtë, jemi pak. Pra na duhet te dimë tani hapin a, b dhe c” tha Sekretari i Përgjithshëm i PD.
Por ka ndodhur një incident në zyrat e PD-së sepse një militant i Bashës ka goditur fizikisht deputetin Ervin Salianji, që insistonte në dorëheqjen e Lulzim Bashës. Pas këtij incidenti ka patur shumë tension në mbledhje.
Sipas informacioneve nga selia Blu nuk i ka mbetur asnjë deputet pro Bashës. Të gjithë i thonë IK.