Jorida Tabaku: Dhjetori i festave është kthyer në dhjetorin e shtrëngesës

Nga Jorida Tabaku

Dhjetori festave, nuk është ai që duhej por është dhjetori i shtrëngimeve për familjet shqiptare. Sot, fatkeqësisht 40% e të ardhurave familjare shkojnë për konsumin e ushqimeve. 40% që është më e lartë se të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor por njëkohësisht edhe vendet Europiane.

Ndërkohë që të ardhurat e disponueshme janë gjithnjë e më shumë në rënie si rezultat i rritjes së kostos së jetesës, rritjes së çmimeve dhe ndikimit që po ka rritja e kursit të këmbimit sot në ekonomi. 75 mijë familje shqiptare si pasojë e ndikimit të kursit dhe rritjes së ekonomisë informale e kanë të cenuar vendin e tyre të punës, të ardhmen e tyre. Sot, familjet shqiptare po përjetojnë ndikimin e 10 viteve të politikave sociale dhe taksave socialiste.

Në mënyrë të veçantë këtë e përjeton shtresa e mesme që nga janari do të ketë rritjen e taksave për profesionistët e lirë. nuk ka një shtresë të vetme që të ketë pasur mbështetje. Nuk ka një shtresë të vetme që t’i jetë përgjigjur qeveria ose sociale ose politikë mbështetëse. Por në këtë dhjetor ato ndihen më shumë. Për familjet shqiptare ky është dhjetori shtrëngesave!

SHKARKO APP