Jorida Tabaku dorëzon në Parlament paketën antikorrupsion me 4 ligje: Luftë ndaj pastrimit të parave

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka dorëzuar sot në Parlament paketën anti-korrupsion me 4 ligje.

Në një video të bërë publike, Tabaku thekson se korrupsioni është arsyeja kryesore se pse shqiptarët sot largohen.

Deklarata e Tabakut

Fjalë e dhënë, fjalë e mbajtur!

Ashtu siç prezantova dje, sot po dorëzoj zyrtarisht Paketën Anti-Korrupsion me 4 ligje.

Unë besoj që korrupsioni është arsyeja kryesore se pse shqiptarët sot largohen; sepse nuk ka ekonomi tregu, sepse nuk ka konkurrencë, sepse sot bizneset punojnë në të zezë. Dhe ne mund ta ndryshojmë këtë sistem me pak gjëra.

4 elementë kryesor dua të theksoj:

Së pari, kjo paketë siguron luftë ndaj pastrimit të parave, që fatkeqësisht kanë depërtuar sot në ekonominë tonë;

Së dyti, më shumë informacion, transparencë, llogaridhënie me krijimin e sistemit të kontratave publike që e kanë të gjitha vendet e Bashkimit Europian;

Së treti, elementë të cilët lidhen me pengimin për të marrë pjesë në garë të kompanive që nuk I njihet pronari, që nuk kanë burime financiare, që nuk kanë asete që do të krijojë më shumë konkurrencë për të gjitha bizneset shqiptare të cilat sot janë të penguara nga kjo.

Besoj që këto janë disa gjëra konkrete që sot mungojnë! Sigurisht vullnetin politik nuk e siguroj unë! Unë mundem vetëm të jap propozimet, idetë dhe argumentet e mia!

SHKARKO APP