Jorida Tabaku i drejtohet drejtoreshës së APP: A ka lidhje Engjëll Agaçi në vendimet për 435 milionë eurove për inceneratorët?!
Jorida Tabaku në cilësinë e kryetares së komisionit hetimor parlamentar vazhdon të hetojë për dosjen e 435 milionë eurove. Aftësia dhe insistimi i Jorida Tabakut po zbulon procedura jo ligjore në inceneratorët e Fierit, Elbasanit dhe Tiranës.
Debatet kanë sjellë sherre të mëdha në komision mes deputetëve të PD dhe PS.
Deri tani deputetja Tabaku ka thërritur shumë zyrtarë të qeverisë. Pritet që javën e ardhshme do të paraqiten kryeministri Rama dhe zv/kryeministri Ahmetaj. Sikurse edhe disa qeveritarë e ish-qeveritarë të tjerë.
Këtë pasdite Jorida Tabaku ka thërritur drejtoreshën e Agjensisë së Prokurimit Publik. Pyetjet e Tabakut insistuan se çfarë roli ka sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë Engjëll Agaçi në dhënien e vendimeve për inceneratorët e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës.
Mësohet se SPAK-u po e regjistron çdo mbledhje dhe dëshmi të këtij komisioni hetimor parlamentar.
Analistët thonë se qeveria po mundohet të mos e zgjerojë rrethin e përgjegjsisë në nivel ministrash, por duan t’ia lenë një pjesë të madhe të fajit APP, pra drejtoreshës që u paraqit sot para këtij komisioni. Ndërkohë SPAK ka gati fletë arrestet.
Ndërkohë paradite për më shumë se 2 orë në komisionin hetimor për incineratorët ka dëshmuar edhe kryebashkiaku i Elbasanit, Gledis Llatja. Gjatë dëshmisë u vu në dukje se për projektin nuk ka pasur një miratim emergjence nga komiteti i menaxhimit të integruar të mbetjeve. Ndërkohë, Llatja është shprehur se nga data 15 janar deri më sot incineratori është i fikur për arsye të mungesës së disa materiale bazë gëlqere.
Ai shtoi se impianti sot që ne flasim është në gjendje pune, mjafton vetëm të ndizet, mjafton të blihen materialet e nevojshme.
“Në datë 15 më duket drejtuesi teknik për shkak të mungesës dhe korrespodencës që kishte pasur me administratorin e ri, ka vendosur të fikë inceneratorin për shkak se i mungonin disa materiale bazë që për efekt të konsumit merre një herë në dy ditë. Sot që ne flasim mjafton vetëm të ndizet, pra të blihen materialet, dhe në datë 15 është urdhëruar fikja e detyruar e impiantit , dhe nga data kur është fikur ka gati 1 muaj e gjysmë që nuk është në funksion”, tha Llatja
KOHA JONË SONDAZH

