Jorida Tabaku me Julin, Ermalin & co, thirrje rinisë t’i bashkohet PD-së

Deputetja e Partisë Demokratike, Jordida Tabaku beson se viti 2015 do të jetë e viti i rinisë shqiptare, që ka gjetur dhe do të gjejë gjithnjë e më shumë hapësira në forcën politike ku ajo është e angazhuar. – “Dje pata kënaqesinë të marr pjesë në aktivitetin e organizuar nga FRPD, Njesia 5. Bashkë me Julin, Ermalin, Orielën, Arminën, Roberton, Akilin e shumë të tjerë ju bashkuam strukturave të Njësisë 5, që bashkë me kryetarin Babasi po bëjnë një pune të  shkëlqyer,” – theksoi deuptetja e PD-së, Jorida tabaku në profilin e saj Facebook  – “Ne jemi një komb i ri dhe një parti e themeluar nga të rejat dhe të rinjtë. E për vitin e ardhshëm duhet që të riafirmojmë shpirtin tonë të palëkundur, për të zgjedhur historinë tonë më të mirë, për të çuar përpara këtë dhuratë të çmuar, ide fisnike që kanë themeluar këtë parti. Lirinë që na e ka falur Zoti dhe që i takon kujtdo, sikurse mundësinë për të përmbushur ëndrrat e tyre. E kjo, mund të vijë vetëm prej të rinjve.” Për të ilistruar gjithçka ka dashur të thotë, Jorida Tabaku përdor një shprehje të Bernard Show, teksa fokusohet në energjinë e të rinjve, për të cilët beson se kanë në dorë fatet e së ardhmes së shoqërisë. – “It is all that the young can do for the old, to shock them and keep them up to date.”

SHKARKO APP