Jorida Tabaku: Ministrat mburren me rritjen ekonomike, por situata e familjeve shqiptare shumë e vështirë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në një konferencë për media të mbajtur në krah të kryedemokratit Basha, foli në lidhje me situatën ekonomike në vend dhe rritjen e çmimeve.

Tabaku u shpreh se rritja ekonomike e pretenduar nga qeveria me 17.9%, nuk është reale pasi varet kryesisht nga sektori informal i ndërtimit, si dhe shpenzimet qeveritare gjatë ditëve të fushatës elektorale. Sipas saj kjo është arsyeja pse rritja ekonomike nuk po reflektohet në rritje pagash dhe të mirëqënies së qytetarëve, të cilët ndodhen në një situatë tepër të vështirë.

Në të gjithë botën është vënë re një rritje e çmimeve, por në Shqipëri kjo rritje është vënë re më përpara. Ne kemi ndjekur me shqetësim, ku përveç Dhomës Amerikane të Tregtisë, ku 70% e bizneseve e shikojnë situatën pesimiste, përveç Dhomës Gjermane që ka dhënë të njëjtin pesimizmin edhe banka e Shqipërisë në raportin e publikuar dje prezanton një situatë negative në rënie të bizneseve dhe qytetarëve. Pse nuk ka rritje ekonomike sot në Shqipëri? Ne dëgjuam me shumë shqetësim deklaratën e dy ministrave që mburreshin me rritjen ekonomike prej 17.9%, ndërkohë që situata e përgjithshme e familjeve shqiptare është shumë e vështirë.

Swiss Digital Desktop Reklama

E gjithë kjo rritje lidhet vetëm me dy elementë, së pari sektori më i rëndësishëm që ka 19% të prodhimit të brendshëm bruto është në rënie, prodhimi dhe punësimi në Bujqësi janë në rënie, rreth 47 mijë persona kanë dalë nga tregu, ku Bujqësia gjatë muajve të kaluar nuk ka pasur asnjë ndalesë, ka qenë në punë. Ndërkohë që e gjithë pjesa e tjetër varet nga sektori i ndërtimit. Kjo është arsyeja pse qytetarët shqiptarë nuk po ndiejnë asnjë përfitim të këtyre shifrave të përpunuara në zyrën e kryeministrit”, tha Tabaku.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?