Jorida Tabaku në Kuvend pyet Avokaten e Shtetit: Një vajzë 5-vjeçare është mbajtur në paraburgim

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku gjatë seancës në Kuvend ku sot raporti edhe Avokati i Popullit, ngriti shqetësimin dhe pyetjet në lidhje me ndryshimin e hartës gjyqësore.

”Si ka ndikuar implementimi i hartës së re gjyqësore, aksesi në drejtësi për qytetarët. A ka sot pas hartës së re gjyqësore më shumë akses apo më pak akses në drejtësi? Si është situata me zbatimin e të dretjave të njeriut përsa i përket këtij aspekti”. Nga ana tjetër, Tabaku ngriti shqetësimin në lidhje me një të mitur që policia e kishte arrestuar gjatë protestës për ndërtimet në lagjen e 5 Majit.

”Bashkë kemi pasur një komunikim shumë të gjatë për ngjarjen e 5 Majit, për prishjen e ndërtimeve atje, por parë edhe në aspektin e të drejtave të njeriut ju kam ngritur shqetësimin që një vajzë 5-vjeçare është mbajtur në paraburgim në prishjen e këtyre ndërtimeve dhe doja një koment tuajin për këtë proçes. Faleminderit”,-tha më tej Tabaku.

SHKARKO APP