Jorida Tabaku: Në PS ka plasur lufta se kush do nxjerrë letrat e kujt për inceneratorët
Nënkryetarja e PD, njëherazi edhe kryetarja e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve, gjatë fjalës së saj në Parlament tha se PD është zotuar që do i shkojë deri në fund kësaj afere.
Nga foltorja e Kuvendit, Tabaku iu drejtua edhe deputetëve të PS, teksa u tha se Rama i shiti për skandalin e inceneratorëve.
“Sot siç duket janë zgjuar nga gjumi dhe kanë nisur të flasin për inceneratorët. Disa nga xhelozia, disa nga frika, disa nga lufta e brendshme në PS se kush do të nxjerrë letrat e kujt. Ju siguroj për diçka. Ka qenë në interesin e parë të PD për ta denoncuar të plotë. As unë s’e besoja që afera do të ishte e tillë. Askush nuk e besonte që ishte çështje korrupsioni dhe nuk e dinin se sa e përfshirë ishte qeveria që nga Edi Rama e deri te Lefter Koka që sot është në burg. Kemi parë zyrtarë që kanë firmosur. Kjo është një nga elementët e çështjes. Me dhënien e kësaj kontrate është zbatimi. Sot po zbulohet që është pastrim parash. Qytetarët po shohin që PD i ka seriozisht të gjithë çështjet. Ne do të ekspozojmë çdo lloj afere.
Kur kam bërë interpelancën me Gjiknurin, doli Rama dhe bëri një deklaratë publike, ashtu siç bëri edhe dje, por dje ju shiti. Qytetarët po pyesin veten, kush është i përfshirë në aferë? Si ka mundësi që nuk e dimë që inceneratori i Tiranës nuk e dimë kush është pronari përfitues. Ministrat nuk pyesin se ku shkuan paratë. Nuk është dhënë leje për ndikimin në mjedis, është shkelur ligji. Kush i jep lejet veç Edi Ramës? E kuptoni çfarë ndodh me administratën? I kanë vendosur të firmosin në zullumin që këto kanë përfituar. 40 mln euro i janë dhënë kompanisë së Zotos”, tha Tabaku.