Jorida Tabaku: Qeveritarë! Nuk do t’i shpëtoni llogaridhënies për inceneratorët

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, Jorida Tabaku, bëri një deklaratë të fortë në prag të nisjes së mbledhjes së komisionit, ku sot do dëshmojnë të tjerë politikanë të lartë.

Shqiptarëve u kushton inceneratori 90 mijë euro në ditë ndërsa qeveria dhe mazhoranca e gjitha në mbrojtje të pronarëve.
Kush janë ato? Një kompani offshore që publikisht ka tre emra në kërkim: Zoto-Gugallja-Mërtiri, por që në realitet fsheh ish-ministra dhe qeveritarë të korruptuar.
Nuk do t’i shpëtojnë llogaridhënies“, shkruan Jorida Tabaku në Facebook. Deri më tani Jorida Tabaku e ka drejtuar me mjaft profesionlizëm dhe përkushtim ligjor komisionin.

Sipas listës kanë dëshmuar shumë zyrtarë të qeverisë, por më të rëndësishmit kanë qenë: Zv/kryeministri Arben Ahmetaj, ministrja Belina Balluku, kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi, ish-ministri i financave Shkelqim Cani, etj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot pritet të dëshmojnë Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës, Engjëll Agaçi, sekretar i përgjithshëm i kryeministrisë, Damian Gjiknuri si ish-ministër, deputeti i PS-së, Alqi Bllako. Nuk dihet nëse do të lejohet nga SPAK dëshmia e ish-ministrit të arrestuar Lefter Koka, pasi është në hetim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por burimet nga drejtësia thonë se pritet të mbarojë komisioni hetimor parlamentar, i cili po ndiqet dhe regjistrohet nga prokurorët e SPAK dhe me pas nis urdia e fletë thirrjeve.

Disa nga dëshmitarët e komisionit do të thërriten në SPAK për të dëshmuar, por atje nuk ka pyetje si në komisionin hetimor. Atje “thikat” mprihen çdo pesë minuta! Para prokurorëve disa zyrtarë të lartë duhet të pijnë ilaç për zemrën dhe të vishen trashë se akoma jemi në dimër e ku qelitë e burgut janë të ftohta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?