Jorida Tabaku: Paketa antikrizë, një mashtrim! Asnjë masë për familjet e bizneset
Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka kritikuar qeverinë për paketën antikrizë duke theksuar se ajo nuk parashikon asnjë masë konkrete për shtresat në nevojë.
Tabaku deklaroi sot në Kuvend se nuk ka parë asnjë qeveri të tillë spekulantësh që edhe në kohë krize gjen mënyrën për të mashtruar qytetarët.
“Sa herë ka një krizë kjo qeveri fillon dhe ankohet. Filluan ankesat. Ra tërmeti, filluan ankesat. E ka fajin opozita për çdo gjë.
Kryeministri pranoi me gojën e tij që këtë vit qeveria shqiptare nuk ka paketë krize. Nuk pati asnjë shifër. E gjitha është 50 mln euro. I indeksuam dy herë pensionet thotë. Të bësh sikur ti i rrit pensionet me 3% për pensionistë që sot janë në mëshirë të fatit është keqardhje. Unë qeveri të tillë spekulantësh edhe në kohë krize nuk kam parë asnjëherë.
Ku janë 500 mln euro shtesë. Pse sot të ardhurat që vijnë prej rritjes së çmimeve nuk shkojnë për ekonominë. Nuk po diskutojmë për një paketë si të gjithë vendet e tjera. I shkon goja po te burgu. Gjermania ka bërë një paketë mbështetëse 65 mld. Biznesi çfarë do të të bëjë. Kur nuk ka asnjë masë mbështetëse për bizneset. Fjalët arrogante nga vendi bëji me atë që iku.
Janë rritur vjedhjet në rrjet dhe ky thotë që qeveria ka marrë masa për të blerë energjinë elektrike. Spekulantë kanë qenë vitin e kaluar. Për këtë duhet të paguajë buxheti i shtetit. Sot flasim për energjinë elektrike të prodhuar në vend nga operatori publik dhe privat. Si mundet qeveria në kohë krize të marrë vendime për rritje shpenzimesh për zyrat, për luksin”, deklaroi ajo.