Jorida Tabaku: Pensionet e shqiptarëve, një realitet i hidhur dhe diskriminues

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, ka folur sërish sot lidhur me pensionet në vendin tonë.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku thekson se një pensionist në Shqipëri merr mesatarisht 131 euro në muaj, shumë më pak se fqinjët tanë në rajon dhe në Bashkimin Europian, ku pensionet janë pothuajse dyfish më të larta.

“Pensionet shqiptare nuk arrijnë të mbulojnë as nevojat më themelore të jetesë dhe kjo është një padrejtësi e madhe që po i bëhet një brezi që ka dhënë gjithçka për këtë vend”, deklaroi ajo.

SHKARKO APP