Jorida Tabaku: Shqiptarët vuajnë, qeveria “pengesë” për punësimin e tyre
Partia Demokratike pretendoi sot se qeveria ka rritur numrin e papunësisë dhe shqiptarët si shpresë të vetme shohin tashmë emigrimin apo kërkimin e azilit në BE. Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, në një dalje për mediat gjatë ditës së sotme, që përkon me Ditën e Punëtorëve, tha se shqiptarëve u duhet të marrin borxh për të mbijetuar. – “1 Maji e gjen Shqipërinë të zhytur në papunësi, varfëri dhe mjerim. Shqiptarët shohin si të vetmen shpresë emigrimin, duke kthyer plagën e vjetër të eksodit të viteve ‘90. Më trishtues është fakti se shumica e shqiptarëve janë zhytur në borxhe, për të siguruar konsumin e përditshëm, pra mbijetesën, dhe kjo si pasojë e uljes së të ardhurave nga rritja e papunësisë”, u shpreh Tabaku. Ajo ka akuzuar sërish qeverinë se po pengon projektet madhore të bashkisë aktuale, që drejtohet nga kreu i PD-së, Lulzim Basha. Sipas Jorida Tabakut, kjo qeveri premtoi se do të hapnin mijëra vende pune për qytetarët që vuajnë për bukën e gojës.