Jorida Tabaku, thirrje SPAK-ut: Mos kërkoni gjurmët! Ujqërit janë në krye të qeverisë
Deputetja e PD, Jorida Tabaku, i bëri thirrje sot SPAK-ut nga Kuvendi që të veprojë pa vonesë lidhur me çështjen e inceneratorëve.
“Është e qartë që përtej korrupsionit kriminal në këtë kontratë ka diçka tjetër që nuk shkon. Janë krijuar mbi 40 kompani të tjera nga Klodian Mërtiri, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja me personazhe të ndryshëm që operojnë me kontrata fiktive si e si për të qarkulluar para të dyshimta dhe për të pastruar para. Këto kompani dhe udhëtime me ministra edhe zv.kryeministra në prani të së cilëve janë eksponentë të dyshimtë të transaksioneve monetare janë në fakt rruga që ndjek paraja. Prandaj mos kërkoni gjurmët, kur ujqërit janë në qeveri”, u shpreh Tabaku.