Jorida Tabaku zbulon takimin me reporterin për Ballkanin Perëndimor: Qeveria të përmbushë detyrimet!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka zhvilluar një takim me reporterin special për Ballkanin Perëndimor, Peter Beyer.

Në një postim në Facebook, Tabaku ka zbuluar edhe temat e bisedës me reporterin Beyer.

Tabaku ka ngritur shqetësimin e dhënies së koncensioneve dhe kontratave për zonat e mbrojtura si Butrinti dhe zonës së Vjosë-Nartës.

Postimi i plotë i Jorida Tabakut:

Kenaqësi takimi me zotin Beyer, reporterin special për Ballkanin Perëndimor. Njohës i mirë i Shqipërisë dhe problematikave kyçe në Ballkanin Perëndimor e veçanërisht këtu.

Në fokus të bisedës sonë ishin temat:

Së pari, sundimi i ligjit është problemi kryesor që cënon demokracinë në Shqipëri, zgjedhjet e lira, varësia e institucioneve ndaj qeverisë dhe grupeve kriminale.

Së dyti, lufta ndaj korrupsionit dhe pandëshkrueshmëria në novelet e larta të qeverisjes dhe pushtetit që cënon të ardhmen Europiane të atdheut! Sot drejtësia e re duhet të shpaguajë besimin, mundin dhe fondet që janë shpenzuar për të. Duhet të dëshmojë pavarësinë, integritetin dhe profesionalizmin për të cilin u votua. Ajo sot është në testim!

Së treti zgjedhjet dhe shqetësimet e raportit të OSBE-ODIHR, përdorimi i krimit dhe burimeve shtetërore, ndryshimet e njëanshme të kodit zgjedhor!

Së katërti, shpreha shqetësim në lidhje me problemin e ndërtimit, koncensioneve dhe kontratave të lidhura në zonat e mbrojtura, si Butrinti dhe zonën e Vjosë-Nartës.

Tani koha është që qeveria të përmbusjë detyrimet e saj, drejtësia e re të përmbushë pritshmëritë dhe mbi të gjitha parlamenti përmes Komisionit të Integrimjt, KKIE dhe opozitës të jetë mbikqyrëse e punës në këtë drejtim.

Ne kërkojmë përmbushjen e kritereve për një Shqipëri më të mirë! Jo vetëm për një Shqipëri në BE!

SHKARKO APP