Jorida Tabaku: Zhvlerësimi i euros vjen nga politika mafioze e qeverisë
Politikë E Mërkurë, 26 Korrik 2023 13:12
Nga Jorida Tabaku-
Rruga e gabuar e ekonomisë shqiptare dhe politikat e gabuara të qeverisë po sjellin pasoja të mëdha për sipërmarrjet.
Nuk ka model ekonomik që e shpjegon zhvlerësimin e euros, dhe forcimin e lekut me këtë situatë ekonomike. Zhvleresimi i monedhës euro, nuk vjen si pasojë e rritjes ekonomike, as si rezultat i rritjes se prodhimit vendas, rritjes së sektorëve kryesorë si bujqësia që është në renie. Arsyeja e zhvlerësimit të Euros? Burimet informale, kryesisht në ndërtim, sidomos në Tirane dhe “paaftesisë” së qeverise për të investuar apo shpenzuar në projekte reale të taksave që i mbledh shqiptarëve.
Kosto që po i shkaktohet sot ekonomisë për sipërmarrjet eksportuesve që mbajnë dhe bilancin tregtar në këmbë është kolosale. Llogaritet që humbjet të jenë 31 mln euro prej zhvelresimit të euros në të ardhurat e kompanive.
Industria dhe sektorët e tjerë që merren me eksportin po vuajnë prej kësaj situate, por njekohesisht dhe turizmi që nuk shfrytezon poltencialin e plotë me pagesa në euro që kanë një vlerë më të ulët konvertuar në lekun vendas.
Sot ringjallja e ekonomisë, shpërndarja e të mirave publike në të gjithë sektorët, krijimi i nje modeli ekonomik që stimulon dhe jo që frenon sipërmarrjen private janë emergjenca kombëtare.
KOHA JONË SONDAZH