Jozefina Topalli: Do kthehem në PD ditën që largohet Lulzim Basha

Jozefina Topalli tha sonte se “Unë kam thënë prej kohësh, kur të largojmë Lulzim Bashën, unë do të jem tek PD. Unë kam qenë me PD përpara se ajo të lindte. Këto lëvizje po bëhen për të rishikuar skenën politike shqiptare, do ketë ndikim rindërtimi, që do reflektojë dhe tek e majta. Kjo opozitë është kthyer në fatkeqësi dhe fatalitet për vendin. Se me këto skandale që kanë ndodhur, qeveria nuk mund të rrijë e qetë, por ne kemi një njeri që rri në zyrë e mban peng opozitën. Basha shitur opozitarizmin, nuk flet dot për asnjë problem nëse ti shton vila, shton biznese e pasurinë tënde në mëyrë të pajustifikuar, e bën seleksionim oligarkësh, se me njërin je bashkë ndërsa tjetrit i vendos gjoba. Faji nuk është vetëm tek Rama, por te opozita e shitur”– përfundoi Topalli.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?