Jozefina Topalli: Fushata u çel me tritol, paralajmërim jo thjesht ndaj Ndrecës

Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli e cila është pjesë e Rithemelimit dhe drejtuese politike në qarkun e Lezhës, ka reaguar për atentatin me tritol në makinën e Bernard Ndrecës, kreut të Rithemelimit në Vaun e Dejës. Topalli shkruan se shpërthimi është një sulm ndaj çdo qytetari ndërsa tha se atentati është edhe paralajmërim për kreun e PD-së, jo thjesht sulm ndaj Bernard Ndrecës.

“Fushata është çelur me tritol! Benardi është një djalë shumë i mirë. Familja e tij ka respektin e zonës. Tritoli i vendosur nën makinën e tij është një akt kriminal. Natyrisht nuk ka lidhje me Benardin, si person, por me Kryetarin e Pd !

Ai është një sulm kriminal kundra çdo qytetari. Benardi do e kujtoj këtë akt kriminal për gjithë jetën … por ajo që ka jetuar ditën e saj më të vështirë ka qenë nana e Benardit, që doli me përcjell djalin e pa të shpërthejë makina ku ishte i biri.

Fjalët e saj:- “o e mjera unë”….më risillen në kokë herë pas here. Djalin e saj e shpëtoi vetëm Zoti sot. Por, kjo ditë shenon një dite te zezë në historinë politike të vendit tone. Si në Afganistan”,-shkruan Topalli.

SHKARKO APP