Jozefina Topalli krah Berishës: Fitorja kalon përmes grave, të çohemi në këmbë më 7 korrik

E rikthyer në selinë blu si anëtare e Kryesisë së Partisë Demokratike, Jozefina Topalli i bën thirrje qytetarëve që ata të dalin në protestën e 7 korrikut kundër qeverisë Rama. Gjatë një takimi të thirrur nga kryetari Berisha me gratë e LDGSH-së këtë pasdite në selinë blu, ish-kryeparlamentarja tha se duhen protesta të pafundme për të gjitha sfidat me të cilat përballet qytetari shqiptar. Po ashtu nënvizoi se fitorja kalon përmes grave, dhe se duhet të çohemi në këmbë më 7 korrik.

“Doktori tha një fjali, fitorja kalon përmes grave. E kam besuar thellësisht gjatë viteve që kam qenë e angazhuar. Partia jonë është ngjizur nga protestat. Nuk ka gjë më sfiduese se sa të jesh në opozitë, një opozitë të vërtetë dhe jo të shitur.

Ky vit ka qenë një nga sfidat më të mëdha të PD-së. Pjesa më parësore e rithemelimit të PD-së. Opozita do të thotë një axhendë protestash, protesta të pafundshme për të gjitha sfidat prej jush që çdo qytetar ka në familjen e vetë. Ka dy kauza që nuk mund t’i lësh kurrë.

Të shohësh se ke të kufizuar jetën e fëmijës tënd, të çohen në këmbë. Ju jeni këtu pavarësisht temeperaturave të larta. Më 7 korrik, një numër i lartë do vijnë për të sfiduar, së pari për lirinë dhe perspektivën që do i japin fëmijës së vetë. Ka shumë halle ky vend.

Dy janë më të rrezikshmet, emigrimi dhe largimi ndërsa e dyta është fenomeni i rritjes demografike. Numri i vdekjeve, më i lartë se i lindjeve. Ky është alarm. Arsyet janë të pafundme, gruaja nuk mëkaton kurrë me heshtje kur bëhet fjalë për familjen e saj”.

SHKARKO APP