Jozefina Topalli: Në 21 qershor u shkelën të gjitha standartet
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka deklaruar se, në zgjedhjet e 21 qershorit u shkelën të gjitha standardet.
“Zgjedhjet e 21 qershorit nuk ishin të lira dhe demokratike”, ka thënë Topalli për VOA, ku nuk i ka kursyer edhe kritikat për opozitën ku bën pjesë.
“Opozita nga ana e saj duhet të jetë më e besueshme”, ka thënë ajo.
Në vijim të intervistës, Topalli ka ritheksuar qëndrimin e PD se, në Parlament, në radhët e mazhorancës, ka deputetë me të shkuar kriminale.