Jozefina Topalli në protestë: PD do të jetë sërish në qeverisje
E rikthyer në selinë blu, ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ishte në protestën përpara kryeministrisë.
Topalli u shpreh se PD do të mund të jetë sërish një alternativë qeverisëse, ndërsa nuk pranoi që të komentonte pyetjen nëse do të merrte ndonjë post të mundshëm. Topalli tha se politika do të duhet të mendojë me dhembshuri për qytetarët.
“Berisha ia arriti që të krijonte frymë, ka mbledhur kaq shumë njerëz. Besoj se PD që ia doli në kapitullin e saj më të vështirë të këtyre viteve, do tia dalë që të jetë sërish një alternativë qeverisëse. Ne duhet ti kuptojmë njerëzit në të gjithë dhimbjen e tyre, ka mundësi me pak dhembshuri me bërë gjithësecili prej nesh më shumë”.