Jozefina Topalli voton dhe jep mesazhin: Berisha po i bën një shërbim të madh vendit

Votën për të preferuarin e saj për bashkinë në Shkodër, e dha edhe ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli. Pas votimit, Topalli për mediat tha se Sali Berisha po i bën një shërbim shumë të madh vendit.

“Shqiptarët në rastin konkret shkodranët, kanë mençurinë për të kuptuar për të shpëtuar pluralizmin. 

Shumica janë për ta ndërtuar jetën e tyre në Shqipëri, dhe është rasti për të votuar për pluralizmin dhe krijimin e një alternative ndaj qeverisë aktuale, që duhej të ishte larguar kohë më përpara po të kishim pasur një opozitë jo të shitur. Ky ka qenë qëndrimi im gjithmonë ndaj dhe jam sot këtu bashkë me familjen time.

Berisha po i bën një shërbim shumë të madh, vendit. Vetëm ai mund të arrinte që ta mobilizonte votën në këtë mënyrë që e ka mobilizuar. Ndaj është më shumë se një votë administrative, është një votë politike themelore”.

SHKARKO APP