Jozefina Topalli: Xhiseila është marrë peng. Ne nuk bëmë asgjë për atë

Nga Jozefina Topalli –

Xhiseila ka humbur 12 kg per pak kohe. Ajo eshte nje vajze e bukur, e mençur , por me nje histori te tmerrshme.

Fytyra e saj flet per vuajtjen e pafund te saj. Syte e fundosur tregojne te kunderten e fjaleve te saj. Kush jemi ne qe te gjykojme vajzen nga fjalet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo eshte bere kocke e lekure, pa baba, pa vlla, dhe jeton ne nje fshat ku nuk hyn as policia. Ajo eshte e marre peng. Kush jane keta trimat qe gjejne kurajo me e gjykue vajzen e re.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne fakt Xhiseila nuk ka frike per vehten. Ajo po kerkon te mbroje jeten e motres dhe nenes. Ajo e din se ne te gjithe e kemi lene vetem vajzen. Cfare beme ne per te, pervecse e perdorem per qellime politike.

Kush prej nesh e di sa nete pa gjume, sa ankth e tmerr ka kaluar ajo. Kush prej nesh do e mbroje vajzen kur media e politika te gjejne nje tjeter teme. Dikush thote se historia e saj ngjason me filmin “ Gruaja me e bukur”.Ne fakt nuk eshte krejt ashtu. Tek filmi shteti është me vajzen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?