”Junior Eurovision 2024”, Rama: Nikol Çabeli e Shqipërisë shkëlqeu në skenën ndërkombëtare
Skena në stadiumin “Caja Magica” në Madrid të Spanjës, u shndërrua në një arenë magjike për talentet e rinj të Europës, dhe një nga yjet që u ngjit është edhe 12-vjeçarja shqiptare, Nikol Çabeli. Në skenën e madhe në Madrid, ku performoi me këngën e saj “Vallëzoj”, Nikol përcolli mesazhin e fuqishëm të dashurisë ndaj natyrës dhe harmoninë e jetës. Kryeministri Edi Rama ndau momente nga performanca e saj në “Eurovision Junior 2024”. “Shkëlqen në skenën ndërkombëtare Shqipëria”, u shpreh Rama.