Juristi Daci: Situata për Kushtetuesen, e patolerueshme

Juristi Jordan Daci, i ftuar në studion e lajmeve në ”RTV Ora”, komentoi debatin për Gjykatën Kushtetuese, mes Presidentit dhe Kuvendit. Daci tha se situata e krijuar është e patolerueshme, ndërsa theksoi se është ende mundësia që hallkat e drejtësisë të ngrihen me njerëz profesionistë.

Gazetari: Si e ke parë atë që po ndodh me Gjykatën Kushtetuese? Ka mbërritur në 5 numri i gjyqtarëve të zgjedhur, por jo të drekretuar. Çfarë po ndodh me qasjen tuaj?

Kjo situatë është e patolerueshme. Gjëja e fundit që ne kishim nevojë është për këtë situatën që ne kemi sot. Të gjithë kemi pritur me padurim ngritjen e Gjykatës Kushtetuese të re dhe të Gjykatës së Lartë. Është ende mundësia që ne këto hallka t’i ngrejmë me njerëz profesionistë sepse po rregulluam këto, i gjithë sistemi do të ndikohet në një masë të madhe nga këto dy gjykata. Praktikisht e dimë të gjithë qëndrimin e Presidentit dhe të Kuvendit, si dhe formulën Kushtetuese. Neni 179 i Kushtetutës, i ndryshuar në kuadër të reformës në pikën 2 dhe në pikën 12 përcakton se si zgjidhen. Ka përcaktuar një radhë dhe në kushtet e sotme nuk mund të respektohet. Pyetja që shtroj unë është e kemi shkelur ligjin? Unë refuzoj të debatoj me dikë që thotë nuk ka shkelje kushtetuese.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?