Juristi: Rama me “doktrinën” e PPP-ve dhe koncesioneve ushtron qeverisje në 40 vitet në vijim

Juristi Gert Shella, i ftuar në “Tempora” u shpreh se koncesionet dhe PPP-të e dhëna nga kjo qeveri tregojnë doktrinën e kësaj të fundit.

Sipas tij, një qeveri që ka mandat 4 apo 8-vjeçar nuk mund të japë kocesione që shkojnë në mbi 30 vjet.

Situata është shumë kritike. Jemi përballë faktit që kemi një forcë politike ose qeveri që ka konsumuar pushtet 10-fish përtej mandatit të vet legjitim. Pra dalim në atë që është thënë publikisht “nuk do të lejojmë të konsumohemi nga pushteti, por do ta konsumojmë pushtetin”.

Kryeministri Rama, në një studio televizive, këtu para 6 vitesh mos gaboj, më ëështë fiksuar ky pohim pasi aty rezonon e gjithë kjo doktrinë. Dhe ja ky është premtimi i mbajtur. 100%. Sepse tani janë jo 1 dhe 2 por dhjetëra koncesione që mund të kapin një shifër me dy zero nga pas, 100, 100 e ca koncesione, të cilat janë dhënë te privati për një periudhë mbi 30-vjeçare. Ne analizojmë për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar se si një qeveri me një mandat 4 ose 4+4 vjet, ushtron qeverisje në 40 vitet në vijim”, tha drejtori i INFOÇIP, Gerti Shella.

“Mos konsumohemi nga pushteti, por ta konsumojmë atë”/ Juristi tregon “doktrinën” e qeverisë Rama

 

SHKARKO APP