Juristi Spahiu për Listën Serbe: Kurti ta shpallë si organizatë terror*iste
Juristi Kreshnik Spahiu, thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet të shpallë Listën Serbe si organizatë terroriste pas sulmeve të së dielës. Për të presidenti serb Aleksandër Vuçiç me veprimin e fundit zhgënjeu ndërkombëtarët dhe kjo do të sjellë një ndryshim të qasjes së këtyre të fundit në raport me Serbinë.
“Mund të ndodhë që grupi terrorist i përket një linje politike tjetër të qeverisë serbe, por unë jam nga ata që mendojnë se serbët janë unikë në qëndrimin e tyre dhe Aleksandër Vuçiç është pjesë e kësaj, pra marrim parasysh që Lista Serbe është brenda kontrollit të Aleksandër Vuçiç. Kjo organizatë terroriste është nën komandën dhe nën hijen e Aleksandër Vuçiç.
Për këtë arsye mendoj se ka dështuar dhe ka thyer besimin e perëndimit dhe ndryshimi i qasjes së Perëndimit do të jetë ndaj Aleksandër Vuçiç, nuk mendoj që do të jetë ndaj Albin Kurtit dhe kjo pavarësisht gjërave, kjo çon ujë në interesat e shqiptarëve dhe në interes të Kosovës”,-tha Spahiu në ”Euronews Albania”.