Juristja Adriana Kalaja: Një psikopat nuk tërhiqet nga veprimet e tij kriminale!

Juristja Adriana Kalaja, e cila ishte e pranishme në protestën e artistëve drejtoi gishtin nga kryeministri Rama si përgjegjësi kryesor për shembjen e Teatrit Kombëtar.  Sipas Kalasë, ajo që u bë me Teatrin Kombëtar është një veprim kriminal.

“Ne duhet të ishim habitur nëse Rama nuk do vinte në teatër, nëse Rama nuk do të sulmonte teatrin. Një psikopat nuk tërhiqet nga veprimet e tij kriminale. Ata erdhën për të vrarë, ata erdhën me armë ndaj artistëve. Ata nxorën me pranga Nertian Licajn.

A i keni parë si Ardi Veliu me kriminelët i shoqëruan me kriminelë në polici. Ata shembën vetëm muret e teatrit. Teatri është brenda nesh dhe kurrë nuk do ta shembin. Në ato rrënoja ka mbetur një pjesë e shpirtit tonë”, deklaroi Kalaja.

 

SHKARKO APP