Ka falsifikuar diplomën? Belind Këlliçi: Shkoni pyesni në ”Harry Fultz”, kam shokë klase

Ish-deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka dalë nga ambientet e SPAK pas dy orëve dëshmi. Ai la të kuptohej se është pyetur në lidhje me hetimin për falsifikimin e diplomës së shkollës së mesme. Kjo nuk është hera e parë që Këlliçi kalon pragun e SPAK, pasi është paraqitur edhe më parë për kallëzimet që ai ka depozituar.

”Shkoni pyesni në Harri Fultz, kam shokë klase, edukimi im është arma ime më e fortë dhe krenaria ime, nëse keni interes për korrupsionin, një nga krenaritë e mia është që unë e kam denoncuar. Kushdo të dali ballë për ballë, kushdo që do të më indimidojë në rrugëtimin tim për të bërë drejtësi”,-tha Këlliçi.

Kështu Këlliçi dyshohet se ka mashtruar me diplomën e shkollës së mesme, për të cilën ka dyshime se nuk e ka përfunduar, duke mbaruar vetëm 4 vite nga 5 të tilla në gjimnazin “Harry Fultz”. Po ashtu dyshohet se ka falsifikuar formularin e vetdeklarimit kur ishte deputet i PD. Dosja me provat dhe dokumentet për këtë çështje kanë përfunduar në duart e prokurorit të SPAK pas një kallëzimi penal nga avokati i njohur Idajet Beqiri.

 

SHKARKO APP