Ka filuar hetimi për ish-ministrin Myqerem Tafaj
Ish-Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, po hetohet për shpërdorim detyre. Njësia task-forcë e krimit ekonomik në Prokurorinë e Përgjithshme pranon për televizionin Ora News se 3 muaj pas depozitimit të kallzimit nga zyra juridike pranë Ministrisë së Arsimit, ndaj tij ka nisur proçedimin penal.
Mësohet se ish-Ministri Tafaj ende nuk ka dhënë versionin e tij në lidhje me këto akuza. Grupi hetimor është duke mbledhur të gjithë dokumentacionin dhe proçedurat që janë ndjekur prej tij në akreditimin e një Universiteti privat. Në 26 mars të këtij viti në Prokurorinë e Përgjithshme u depozitua një kallzim penal ndaj Tafajt.
Në këtë padi, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit ka dokumentuar dy raste që lidhen me dhurimin e një pronë një subjekti privat dhe marrje leje në kundërshtim me ligjin pas refuzimit që i ka bërë këshilli i akreditimit ketij Universiteti. Pritet që në Prokurori të thirren për të dhënë deklarata ish-Ministri si dhe një pjesë e stafit të tij, firmat e te cilëve figurojnë në disa dokumenta zyrtare të dosjes hetimore
KOHA JONË SONDAZH

