Një politikan shqiptar në skandalin e “Pandora Papers”, ka fshehur pasurinë në parajsa fiskale
Mes të paktën 300 politikanëve që përmenden deri më tani në skandalin ndërkombëtar që ka shpërthyer me “Pandora Papers” ndodhet edhe emri i një politikani shqiptar.
ICIJ ka bërë publike hartën e shtrirjes së dosjeve me llogaritë dhe pasuritë e fshehura nga politikanët, ku në rastin e Shqipërisë thuhet se është vetëm një politikan i përmendur në to, që do të thotë se është një politikan që ka pasuri, apo llogari të fshehura në parajsa fiskale.
Emri i politikanit nuk bëhet i ditur aktualisht, por ai mund të mësohet në ditët në vazhdim, me thellimin e hetimit të gazetarëve ndërkombëtarë. Rekordin në hartën e ICIJ e mban Ukraina me 38 politikanë, ndjekur më pas nga Rusia, Nigeria, India, Spanja, Franca, Angola e Italia.
KOHA JONË SONDAZH

