“Ka gjyqtarë që marrin zarfin me para dhe pastaj shkojnë në punë”
Të huajt vazhdojnë të përsërisin se korrupsioni në drejtësi, është problem kryesor për Shqipërinë.
Kështu është shprehur edhe ambasadori gjerman në Tiranë, Helmut Hoffman, në konferencën rajonale të integrimit Europian, organizuar nga Ministria e Jashme.
Sipas tij, ka gjyqtarë që në mëngjes marrin zarfin me para dhe pastaj shkojnë në punë.
“Lufta ndaj korrupsionit duhet të shtrihet së pari në drejtësi.
Në Shqipëri shifrat e korrupsionit janë të larta.
Ka gjykatës që marrin zarfin në mëngjes e pastaj shkojnë në punë.
Kjo situatë nuk e ndihmon aspak vendin tuaj” u shpreh ambasadori.
Ai ndërkohë ka shprehur shqetësimin për azilkërkuesit shqiptarë.
Sipas ambasadorit gjerman, shifra e shqiptarëve që kërkojnë azil, shkon deri në 600 në një ditë.
“Në një ditë 600 persona kërkojnë azil.
Shifra shqetësuese për ju, Kosovën dhe Maqedoninë.
Emigrantët duhet të kthehen në Shqipëri” është shprehur ai.