Ka lobuar për shpalljen e Berishës “non grata”? Rama: SHBA është superfuqi
Kryeministri Edi Rama nuk ka folur gjatë për shpalljen “non grata” të Sali Berishës nga SHBA-ja , por i ftuar në “Open”, ai u pyet nëse kishte dijeni, referuar deklaratës së tij të 2019. “Unë di dhe gjëra të tjera për shkak të pozitës që kam”. Po ashtu Rama thotë se nuk ekziston lobimi te Departamenti i Shtetit.
A jeni ju një autor në këtë gjë?
Rama: Skam asnjë koment , shpallja është e qartë , çdo koment e politizon
Po për lobim?
Rama: Sikur SHBA të funksiononte me lobime, imagjoni se sa diktatorë me arka me diamante dhe flori mund ta kishin blerë Amerikën kushedi sa herë, ata janë ata që janë sepse nuk i blen njeri në këtë tokë, ata e bëjnë atë.
Lobimi atje është ca foto me kongresmenë e senatorë dhe ca se dinë fare ku i bie Shqipëria, ndonjë artikull këtu e atje me pagesë por kaq. Por lobim te departamenti i shtetit, nëpërmjet të gjithë miliarderëve të Amerikës, nuk funksionon kështu do ishin si ne, ata janë superfuqi.
Nuk influencohet qeveria atje, është një përrallë që ua tregon atyre që duan ta besojnë , si mund SHBA-të jenë një shtet që merr vendime nga lobimet, do ishin një vend i diskretituar. S’mund ta blesh vendim marrjen e tyre.