Ka rëndësi koha Lylzim, ka!
Nga Erjon Braçe/Ka rendesi koha Lylzim, ka!!
Koha, afatet kohore ishin instrumenti yt për shpëtim.
Per interesat e tua koha gjithnje ka rendesi;
E mban mend se si e shtyje ne kohe paraqitjen tende ne Prokurori?
E mban mend se si tamam prej kohes kerkove dhe more favorin e paraqitjes se akteve ne dosjen tende penale jashte afateve kohore?
E mban mend se si ti per ceshtje kohe nuk paraqiteshe ne gjykate, madje ne Gjykaten e Larte te Shqiperise?
E kupton që koha ishte argument dhe instrumenti yt për t’i ikur drejtësisë në një gjykim penal?
Po pa diskutim qe tani koha ka rendesi!!
Koha Lylzlim, dhe zonja ta tha në sy, si sekretari Kerry.
Koha ka rendesi Lylzim;
Sepse miqte e tu te djathte, ate te ekstremit por edhe me ketej drejt qendres, jane kthyer ne kundershtare te zgjerimit te BE-se deri ne kufijte tane.
Por te vijme ketu, ne vendin tone;
Koha ka rendesi Lylzim sepse kemi 25 vite pa drejtesi!!
Njerezit nuk gjejne te drejte, jane te pambrojtur ne nje sistem qe dominohet nga korrupsioni dhe jane rrjepur deri ne lekuren e fundit nga ky sistem.
Tani eshte koha Lylzim!!
Koha nuk mund te jete gjithmone ne favorin tend dhe, ne dem te shqiptareve!!
Ka ardhur koha që shqiptarët të jenë përfituesit, një herë të vetme.
Ti dilu kunder me interesin tend per te shtyre ne kohe drejtesine per banden ku militon!!
KOHA JONË SONDAZH

