“Ka Republikë pa Kryeministër, por jo pa President”, Meta: Dekretet e mia i respekton populli
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në konferencën për shtyp, tha edhe se në botë ka Republikë pa Kryeministër por pa President nuk ka. Meta theksoi se dekretet e tij i mbështet populli shqiptar. ”Në Republikën e Shqipërisë ka shumë shqiptarë të ndershëm që shtiren si rilindas. Pasi sigurojnë bukën e gojës së fëmijëve. Jam i bindur se të gjithë qytetarët shqiptarë, atyre që u ka ngelur sado pak dinjitet shqiptari. Pasi jam i sigurt se shumica e tyre janë të dinjitetshëm, janë më presidentin e Republikës në këtë betejë për të mbrojtur integritetin e republikës, si vend garant për Kushtetutën. Ajo është gjakosur, përdhunuar kaq shumë. Do të jenë në 2 mars bashkë me presidentin e Republikës për t’i treguar këtij grupi kriminal dhe kësaj celule mafioze dhe në ministrinë e Drejtësisë, që ka bërë lajme të papara kur sekuestrojnë ndonjë makinë apo bëjnë sikur vrapojnë për të ndjekur paratë. Në mënyrë më skandaloze, ministria që duhet të japë shembull, që të zbatojë ligjin… Jam i bindur se dekretet e mia i respekton populli shqiptar. Ka Republikë pa kryeministër, por jo pa president. Mbi presidentin është gjykata dhe Kushtetuta, që janë të barasvlershme. Mbi kushtetutën është populli”.