”Ka vd*kur një këngëtar, kliko këtu”! Mentor Kikia: Kush ua ka mësuar këtë lloj gazetarie mor aman?

Nga Mentor Kikia

Kush ua ka mësuar këtë lloj gazetarie mor aman? “Ka vdekur një këngëtar i njohur. Për të mësuar emrin kliko këtu”. Ky ishte lajmi në një media online sot.

Në fakt ky është modeli i të gjithë lajmeve në mediat online dhe jo vetëm. Po ç’kemi vuajtur në rininë tonë ne të mësojmë sesi bëhen titujt e lajmeve, çfarë duhet të përcillen në titull e çfarë në nëntitull.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po paska qenë kollaj fare kjo punë mor ja. ”Ka ndodhur një ngjarje e madhe. Po deshe ta tregoj, shtype këtu”,-ja u bë lajmi. Dhe e bukura është se pasi ta klikosh do gjesh një m…. brenda. Thonë që e keqja s’ka fund. Por jo mor jo, këtu fundi nuk ka fund.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?