Kadastra online, Rama: Sistemi funksionon, aty nuk fut dot mik

Tashmë prej disa kohësh Kadastra funksionon online. Kryeministri Edi Rama tha se sistemit nuk i futesh dot mik e shtoi se 30% e aplikimeve të noterëve bëjnë gabime.

“Sistemi funksionon dhe monitorohet në kohë reale. Gjeneron të dhëna dhe njerëzit që merren me këtë punë bëjnë simulime të mjaftueshme për të parë funksionimin e sistemit. Sistemi duhet të mësohet nga ata që e përdorin dhe nga ana tjetër duhet të kapërcejë presionin negativ të atyre që kanë humbur pushtetin mbi Kadastrën. Noterë sekserë buburreca brenda Kadastrës nuk kanë më pushtet mbi fatin e aplikimit të një qytetari. Nga analizat e bëra po ju jap vetëm një fakt, 30% e aplikimeve të noterëve dhe noterët janë persona që nuk është se prekin kompjuter për herë të parë, bëjnë gabim. Sistemit nuk i futesh dot mik, ose ta pranon ose jo. Pastaj një e dhënë tjetër shumë e rëndësishme për ju është se me sistemin e ri është bërë një operacion maziv i trajtimit të aplikimeve të mbetura që do të thotë kthim përgjigje për prapambetjet për çdo drejtori ku pavarësisht punës së madhe që u bë për disa vite, faktikisht rendi i punës ishte jo i drejtë. Sistemi nuk të lë.

Nga njëra anë sistemi në vetvete, pra sistemi digjital nuk ka probleme, pro kultura e punës, çorientimi, pasi shumë nga ata në Kadastër e nxirrnin punën jo me rrogën, por me nderet e tyre. 32534 aplikime janë bërë vetëm në një ditë. S’ka nevojë të presësh gushtin të vish në Shqipëri emigrant mund të aplikosh që atje.

Pse dorëhiqen? Pse sepse nuk mund të bëjnë dot asgjë përveç detyrës. Që kur ka hyrë ky sistem transaksionet e zeza në raport me kadastrën janë 0. Pse sepse nuk ja del dot”,- tha Rama.

SHKARKO APP