Kadastra plotëson vendet bosh në drejtoritë e rretheve, Artan Lame: Ndihmoni institucionin që po ju hap krahët dhe po ju merr brenda!

Nga Artan Lame

Nga disa dhjetëra kandidatë që konkuruan të punësoheshin pranë drejtorive rajonale të Kadastrës në Lezhë, Krujë, Pogradec, Gjirokastër dhe Fier, 21 prej tyre fituan në një garë të pastër vendin e punës. Ata iu nënshtruan një gare të bazuar tek meritokracia dhe transperenca.
Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame takoi specialistët më të rinj të këtij institucioni për t’u uruar punën e mbarë.
Lame nuk la pa atakuar “qejfllinjtë e Facebook”, siç e quajti ai:
“Përpara dy muajsh, ditët e fundit të gushtit bëmë një njoftim për vende të reja pune në zyrat e Kadastrës. Njoftimi ishte pak i veçantë, sepse unë bëra dhe vetë një shkrim atë ditë për të bërë thirrje për t’u paraqitur për të konkuruar, sepse kishim shumë vende pune bosh dhe në disa nga drejtoritë vendore dhe nuk kishim kandidatura të paraqitura.
Ajo që më beri përshtypje atë ditë, përtej anës zyrtare me kondicionet e nevojshme, dokumentacioni, CV, etj, ishte që njoftimi jonë në “Facebook” u mbush me dy kategori mesazhesh: Nga njëra anë djem dhe vajza kokulur që pyesnin si bëhej ky aplikim, çfarë duhet të plotësojë dhe kështu me radhë, kërkonin informacion; dhe nga ana tjetër, gjithë qejfllintë e facebook që thonin është e kotë që shkoni, se vendet janë të shitura, se janë paraqitur dhe është përcaktuar se kush do jetë dhe kush do vendoset, se janë të gjitha për djalin e deputetit dhe për nipin e kryetarit të bashkisë, e kështu me radhë.
Për dy muaj ne vazhduam punën tonë, u bë thirrja, u bë konkurrimi, u bë përzgjedhja dhe sot këtu është lista e fituesve. Sfidoj këtu gjithë qefllinjtë e facebook që, midis këtyre fituesve, të gjejnë a ka ndonjë nip kryetari apo djalë deputeti. Por ama, në fund, nëse ju dalin që janë thjesht djem e vajza që fituan me dijet e tyre, ta bëjnë një mesazh aty te facebooku dhe të thonë na falni që shitem broçkulla dhe thamë mufka para dy muajsh.
Kadastrës i duhen njerëz kokulur që punojnë dhe që japin produkt, nuk e mbajnë gjallë nipërit e deputetëve dhe djemtë e kryetarëve të bashkive. Janë të gjithë inxhiniera, juristë dhe ekonomistë. Këto të tre ishin profesionet që kërkuam dhe janë të gjithë këtu sot, si për në ditën e fundit të pushimeve dhe nesër fillojnë një profesion të ri.
Siç më thanë punonjeset e administratës që u morën me konkursin, disa prej jush kishin hequr edhe nga facebook disa postime të tuajat, sepse ishin të djathta. Nuk ka nevoje të pastroni “Facebooku-n” nga postimet e djathta, sepse në Kadastër merresh në punë, i djathtë apo i majtë qofsh.
Punë të mbarë të gjithëve dhe ndihmoni realisht institucionin që po ju hap krahët dhe po ju merr brenda!”.

SHKARKO APP