Kadilli: Berisha është politikani më i zoti në 100 vjet, por ka dy defekte të mëdha

Si e lexon rikthimin dhe gjuhën që po përdor Sali Berisha, ish-kandidati për kryetar të PD-së, Fatbardh Kadilli?

“Një nga gjërat që unë kam pas distancë gjithmonë me Berishën, që kur ishte president dhe unë këshilltar, është gjuha e ashpër e qëllimtë, për të trimëruar detashmentin e tij, dhe për të ngjallur urrejtje. E djathta nuk urren, e djathta bashkon”. Ai shton edhe diçka tjetër, duke marrë shembuj ndër vite, edhe pse pohon se Berisha ka qenë politikani më i zoti shqiptar në 100 vjet.

“E dyta, mungesa e konsekuencës. Ish- komunisti fanatik, u bë antikomunist fanatik. Shumë mirë. Në 1994 ishte fanolisti që përzuri Lekën e I-rë, në 1997 ishte zogisti i thekur që i jepte Lekës të gjithë aksesin për të rimarrë mbretërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

U bë liberali më ekstrem, duke i thënë Ramës se nuk kishte bërë asgjë për martesat gay, reaguam unë dhe Tritan Shehu. Ishte kampioni i liberalizmit, tani bën konservatorin.

Swiss Digital Mobile Reklama

E quajti llum i kombit Nanon, një vit e gjysmë me pas donte ta bënte president. E quajti Lulzim Brava ish-liderin e PD-së, sot e quan sërish Basha. Kjo është mungesë e vazhduar mosrespekti për fjalën që thua, dhe nuk ka njeri që nuk e kupton.

Mund të ndryshosh qëndrim, por duhet të ketë një arsye të fortë. Çfarë e bëri Fatos Nanon nga një nga personat më të korruptuar në Ballkan në një kandidat për president, çfarë ndryshoi te Basha që iku?”, tha në “A2cnn”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?