Kadilli thirrje demokratëve: Mos i’u bindni Lulzim Bashës

Edhe Fatbardh Kadilli do shpalli kandidaturën për garën për kryetar të PD sa herë që të ketë një garë të tillë. Ndërsa sot, Kadilli në emër të nismës “Iniciativa Demokratike-iDE”, hedh akuza pse Basha dhe opozita e tij nuk e kundërshtuan në asnjë moment borxhin 800 milionë euro që mori qeveria.

“Gati 800 milionë euro borxh miratoi Kuvendi dhe PD nuk e kundërshtoi, nuk votoi kundër, abstenoi. Me këto veprime, PD po abstenon nga të qenit opozitë. Ajo sot është opozita që mungon, një forcë politike që bën zhurmë dhe teatër, që jeton duke i thurur recitime “të ashpra” Ramës, ndërsa Rama gllabëron pasuritë dhe paratë e Shqiptarëve. 800 milionë eurot do abuzohen nga qeverisja e kalbur e Edi Ramës, do vidhen në tendera, koncesione abuzive, në para që shpërndahen nga qeveria në pak duar. Ramës nuk i mjaftojnë paratë e buxhetit të sotëm, por kërkon të vjedhë edhe paratë e të ardhmes, paratë e fëmijëve tanë duke marrë borxh”, shkruan Kadilli.

Po ashtu Kadilli thotë se Iniciativa Demokratike-IDE i bën thirrje deputetëve demokratë që nuk duan të jenë pjesë e teatrit që nuk duan të jenë lolo të mos i binden Bashës.

“Mos ju bindni udhëheqësve të partisë që i kanë braktisur qytetarët. Votoni kundër projekteve të kësaj qeverie! Kundërshtoni me çdo mjet këtë qeveri! Mos u bëni pjesë e komedisë së batutave dhe lojrave me fjalë! Mos bëni gjoja! Shpëtoni dinjitetin tuaj dhe jepuni shpresë qytetarëve që opozita nuk ka vdekur e gjitha!. Që jo të gjithë janë të shitur tek Edi Rama. Që ende ka njerëz të ndershëm në politikë”.

SHKARKO APP