Kadri Morina, me një akt patriotik dhe artdashësi, vendos përmendoren e Pjetër Bogdanit në Krumë të Kukësit

Nga Nilda Halili-

Pjetër Bogdani është lindur në Gur të Hasit në Kukës, në vitin 1625. Ai është një prej figurave më të rëndësishme kombëtare. Bogdani njihet si kishte  drejtimin e Arqipshkvisë së Shkupit në vitin 1677, por mbi të gjitha ai ishte njeri i kulturës, artit, patriot i madh kombëtar.

Pena e tij shkruante për shqiptarët, pa dallim feje. Vepra e ipeshkvit Pjetër Bogdani “Çeta e profetëve” (Cuneus Prophetarum) u botua më 1685 në Padovë të Italisë, u rishtyp më 1691 dhe 1702 në Venedik.

Për veprën e Pjetër Bogdanit kanë shkruar studiues e shkrimtarë të njohur shqiptarë e të huaj si Gaetano Petrotta, Eqrem Çabej, Faik Konica, Filip Fishta, Alberto Straticò, Mario Roques, Justin Rrota, Matteo Sciambra, Injac Zamputti, Idriz Ajeti, Ibrahim Rugova, Sabri Hamiti etj.

Ndaj akti që sipërmarrësi i njohur shqiptar Kadri Morina po bën duke ia rikthyer vendilindjes se tij emrin e të madhit Pjetër Bogdani, pra shtatorin që do të vendoset këtë të enjte në Krumë të Kukësit, ndëron gjithë komunitetin e zonës.

Hasi mbahet mend për shumë akte trimërie në shërbim të Kombit, por edhe për Pjetër Bogdanin që lindi në atë zonë.

Ndaj kontributi dhe vlerat e tij për kombin shqiptar duhet të shpërbleheshin me një përmendore në mes të kryeqytetit, por në fakt është merita e filantropit Kadri Morinaj, Presidenti i Grupit Eurosig-Insig dhe UBA Bank, i cili ka iniciuar dhe financuar bustin dhe po e bën realitet në vendlindjen e Bogdanit, në Has.

Është një vlerësim për mundin e dhënë në përpjekjet e tij për gjuhën dhe letërsinë e vjetër shqipe, pararendëse e Rilindjes Kombetare, për kontributin e tij në  promovimin e vlerave kombëtare.

Historia e figurave që kanë lënë gjurmë në historinë tonë duhet t’i kujtojmë gjithmonë, ku ka më bukur se t’i kushtohet një përmendore në mes të Hasit. Ky duhet të jetë pararendës për vlerësimin e kontributit të të gjithë atyre ikonave që kanë lënë gjurmë në Shqipëri e Kosovë.

Në fakt kjo nuk është shtatore, por permendore e cila vendoset në Has të Kukësit, ndaj mbetet një gjest fisnik nga Morina, por nderon krejt komunitetin hasian, të cilët kanë nxjerrë nga shpirti i tyre një njeri të përmasave kombëtare si Pjetër Bogdani.

SHKARKO APP