Kajmaku: Nuk e dija që isha në hetim nga Greqia
Kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku, i ka dërguar letër kryeprokurorës Arta Marku. Kajmaku pretendon se nuk ka patur dijeni se ka qenë nën hetim në Greqi.
Ai thotë se në ngarkim të tij, ekzistonte një çështje penale e cila është regjistruar në vitin 2003, ku akuzohej për “vënie në qarkullim të monedhave të falsifikuara” në Arta.
“Sa i takon çështjes së mospasqyrimit në “Formularin e vetëdeklarimit” të fakteve lidhur me ndonjë masë sigurimi ose urdhër kërkimi ndaj personit tim, sqaroj se një gjë e tillë ka ndodhur për shkak të mungesës së plotë dijenisë time lidhur për fakt të tilla sikundër del edhe nga përmbajtja e shkurtimit të vendimit, duke qenë se i gjithë procesi hetimor është zhvilluar në mungesën time“, thotë Kajmaku.
Letra e plotë
Sot PD publikoi një dokument të Prokurorisë së Përgjithshme ku faktohej se Agim Kajmaku ka qenë i arrestuar dhe nën hetim në Greqi, me emrin Jorgo Toto.
PD: Të shkarkohet Agim Kajmaku. U konfirmua se është arrestuar në Greqi