Kajmaku: S’jam dënuar e as arrestuar në Greqi

Fituesi i zgjedhjeve një partiake në Vorë,  Agim Kajmaku ka reaguar lidhur me dokumentet e publikuara nga PD-ja ku akuzohet se ka qenë i arrestuar në Greqi.

“Tellalli i PD u mor me mua prape sot, po ska problem se e verteta vonon po nuk harron. Une paskam urdher arresti ne Greqi dhe hykam e dilkam sa here dua! Ja ku e kam qe kam hyre e kam dale nga Greqia para se te dilte emri kandidat. E verteta ime do vertetohet sic e kam then, po jo nga limoni i shtrydhur i PD po nga autoritetet. Une sjam arrestuar dhe sjam denuar ne Greqi po kam bere pune me emer tjeter si gjithe shqiptaret. Po te isha ne kerkim sdo hyja dhe dilja sipas qefit! Prandaj le te hyje Luli dhe le te dali Gaz Bardhi sa te doje duke i ra fyllit me nje vrime, se rendesi ka e verteta. E verteta eshte me mua dhe une jam me te verteten! Shume shpejt do gjejne nje babale tjeter se babale mua s’me bejne dot”, shkruan Kajmaku.

Sot PD publikoi dokumente të reja që tregojnë se Jorgo Toto, emri që ka mbajtur më parë Agim Kajmaku është arrestuar në Greqi në vitin 2003.

Swiss Digital Desktop Reklama

Partia Demokratike publikon pasaportën e kryebashkiakut të Vlorës

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?