Kalaja: Pazari për koncesionin e autostradës Milot-Fier, SPAK të nisë hetimet

Aktivisti Aulon Kalaja, thotë se pazari për koncesionin e autostradës Milot-Fier, është bërë shkak që Ministrja e Infrastrukturës që shtyjë shpalljes e firmës fituese. Përmes një postimi në facebook, ai i bën thirrje SPAK-ut, që të nis menjëherë hetimet për këtë aferë, për të ciln thotë se shqiptarëve do ti kushtojë për 35 vitet e ardhshme.

Postimi i plotë

Sot, Ministria e Infrastruktures do të shpallte firmën fituese për koncesionin e autostradës së artë Milot-Fier, por edhe kësaj radhe nuk ndodhi. Justifikimi i shtyrjes ishte krejtesisht banal dhe i pabesueshëm. Duhet thënë se kemi të bëjmë me dy shtyrje. Fillimisht nga 28 shtatori u shty më 28 tetor dhe shtyrja e dytë u bë nga 28 tetori në 9 nëntor.

Nuk po i qepin dot letrat, pas skandaleve të njëpasnjëshme që po plasin për këtë mega-aferë koruptive, më e madhja që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri. Kryeministri Rama fillimisht deklaroi se kjo rrugë do të kushtonte 1.2 miliardë euro, ndërsa tani thotë se kushton 1.4 miliardë euro dhe askush nuk e çan kokën. Mos harroni se 1 kilometër i kësaj rruge do të kushtojë 20 milion euro, ose 17 herë më shtrenjtë se në Kroaci, që po ndërtohet e njëjta autostradë, “koridori blu, ose adriatiko jonian”. Shqiptarët do paguajnë 20 euro vajtje-ardhje për të aksesuar këtë rrugë.

Sipas informacioneve qe kemi “qeveria Rama” dhe kompania greke “TERNA” e paracaktuar si fituese, nuk janë rregulluar ende dhe nuk kanë arritur akoma pazarin final. Secila palë kërkon lëshime, ndaj kemi të bëjmë me të tilla shtyrje. Pra bëhet fjalë vetëm për çështje pazari! Ne kërkojmë që SPAK të fillojë hetime kryesisht, për këtë vjedhje që do i kushtoje shqiptarëve 35 vitet e ardhshme!

SHKARKO APP