Kalimi i Nasip Naços me PS, Ardit Çela: S’kemi kohë të merremi me shoqëruesin e pestë të Blendi Klosit

Drejtuesi i LSI në Berat, Ardit Çela, ka reaguar lidhur me bashkimin e Nasip Naços me Rilindjen e Edi Ramës.

Në një postim në Facebook, Çela shkruan: “Jemi përditë në mesin e njerëzve të mrekullueshëm e të ndershëm të Qarkut të Beratit. LSI forcë e parë në Qarkun e Beratit. Nuk kemi kohë të merremi as me Blendi Klosin, e jo më me shoqëruesin e pestë të tij”.

Jemi përditë në mesin e njerëzve të mrekullueshëm e të ndershëm të Qarkut të Beratit. LSI forcë e parë në Qarkun e Beratit.
Nuk kemi kohë të merremi as me Blendi Klosin, e jo më me shoqëruesin e pestë të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Posted by Ardit Çela on Wednesday, January 6, 2021   

Swiss Digital Mobile Reklama

Ish-ministri dhe ish-deputeti i LSI, Nasip Naço ka njoftuar sot bashkimin me Partisë Socialiste. Lajmin e largimit nga LSI, Naço e bëri në krah të ministrit socialist Blendi Klosi, me të cilin ka qënë rival në zgjedhjet e fundit. “Berati dhe Shqipria nuk kanë më nevojë për eksperimente politike.  Kanë nevojë të ecin përpara. Kam qenë pjesë e kabinetit qeveritar nga LSI bashkë me PS. Sot jam me z.Klosi dhe në të ardhmen do të jem në krah të z.Klosi”, tha Nasip Naço.

Lexoni edhe…

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?