Kallëzim Penal për Peleshin, Filon, Topçiun dhe Duron, Braimllari: Po përdorin subjekte të OFL-së në fushatë

Lëvizja Socialiste për Integrim kallëzon penalisht të gjithë kastën drejtuese të administratës vendore dhe qendrore në Qarkun e Korccës

Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari njoftoi se ka depozituar kallëzim penal ndaj kryebashkiakut të Korccës Sotiraq Filo, kryebashkiakut të Maliqit Gëzim Topçiu dhe Eduard Duron, të cilët sipas Braimllarit, kanë punësuar në administratë subjekte të OFL-së.

Braimlalri u shpreh se dhe vetë ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi po përdor këto persona për interesin e tij në fushatën zgjedhore që ai po zhvillon në Korccë.

“Jemi në këtë komunikim me mediat për të kallëzuar penalisht Sotiraq Filon, kryetari i Bashkisë së Korçës, Gëzim Topçiu, kryetari i Bashkisë së Maliqit, Eduard Duro, kryetari i Bashkisë së Devollit, për veprën penale të ‘shpërdorimit të detyrës’ ‘përdorimin e funksionit publik për veprimtari politike dhe zgjedhore’. Kallëzimi i është drejtuar Prokurorisë së Posaçme për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, ose ndryshe SPAK. Këta drejtues institucionesh, të frymëzuar në mënyrë të paligjshme nga Niko Peleshi kanë emëruar shtetas në kundërshtim me ligjin, përdorin administratën publike në funksion të kandidatit të rilindjes në Korçë dhe të gjithë infrastrukturën e Bashkisë. Në kundërshtim me ligjin, këta drejtues kanë emëruar në funksionet publike pjesëtarë të krimit të organizuar dhe subjekte të OFL-së. Niko Peleshi dhe ushtarët e tij po përdorin Operacionin ‘Forca e Ligjit’ në funksionin e tij personal. Individë me rekorde kriminale, subjekte të OFL-së, kanë ofruar mbështetje personale, por jo vetëm kaq, për shërbimin që do të japin në fushatë, i ka emëruar edhe në funksione publike. Po ja bëj të qartë Niko Peleshit, Sotiraq Filos, Gëzim Topçiut, Eduard Duros që do më kenë përballë me fakte konkrete dhe të pa tjetërsuara, për t’ia bërë të qartë çdo qytetari të Korçës që administrata publike në Korçë nuk është në shërbimin e qytetarëve, por në interesin personal të Niko Peleshit. Për të rinjtë dhe të rejat e Korçës nuk ka vende pune, sepse Niko Peleshi me bandën e tij i ka zënë me individë subjekte të OFL-së dhe të krimit të organizuar. Ndaj të dashur qytetarë, 25 Prilli është një ditë shumë e rëndësishme për tu ndarë njëherë e përgjithmonë nga kjo politikë e vjetër, e interesit personal, e shantazhit ndaj qytetarëve dhe të administratës publike. Korça ka nevojë për një frymë të re. Korça ka nevojë për të zgjedhur në Parlament individë që janë në shërbim të komunitetit   dhe jo në shërbimin personal të Niko Peleshit. Më 25 Prill ju ftoj të votoni numrin 6, Lëvizjen Socialiste për Integrim. Numri 6 është numri i shpresës dhe i mundësive të punësimit dhe mbështetjes së rinisë korçare”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari.

SHKARKO APP