Kallëzimi i Presidentit Meta kundër Dvoranit në dorë të SPAK

Prokuroria Speciale kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e njohur me emrin SPAK ka marrë në dorë hetimin penal të Ardian Dvoranit.

Burime nga SPAK kanë bërë të ditur se është regjistruar kallëzimin i Presidentit Ilir Meta ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranit. Javën e ardhshme do të merren sërish në pyetje anëtaret e KED, Ardian Dvorani dhe presidenti Ilir Meta.

Presidenti Meta e ka kallëzuar Dvoranin për shpërdorim detyre, në lidhje me emërimet e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

SHKARKO APP