Kaluan festat pa një çati, Rama as ndjesë nuk kërkoi. Lotët e fëmijëve të rrënqethin (VIDEO)
Tërmeti i 29 nëntorit 2019, tronditi thellë Shqipërinë dhe plagët nuk janë shëruar. Me mijëra familje po jetojnë ende në çadra dhe rrëfimet e tyre në këto ditë festive, janë drithëruese, siç shihet e dëgjohet në videon e publikuar nga nënkryetari PD-së, Edmond Spaho. Më 29 dhjetor 2020, Rama i kërkoi falje familje së tij për mungesën. Duke mëshuar se ishte i vetmi peng që e shqetësonte ditëve të gjata dhe netëve të shkurtra. Të tjera përmasa marrin orët e të prekurve nga tërmeti 6.4 ballësh. Shtrihen në hapësirë, pa projeksion të së ardhmes.