Veliaj për mandatin e 3-të: I marr seriozisht betejat
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ftuar këtë mbrëmje në ”Top Story”, thotë se nuk merret me dosje spiunësh, por me punët që qytetarët e Tiranës presin prej tij. Teksa është konfirmuar edhe si kandidat për një mandat të tretë në krye të Bashkisë së Tiranës, Veliaj tha se betejat ai i merr seriozisht.
”Ky mandat ishte më i çuditshëm në botë, e nisëm me tërmetin. I marr seriozisht betejat. Ka qenë mandat i çuditshëm dhe me mundësi të jashtëzakonshme. Ishte jashtë normales por u bën disa punë të mira.
Kam halle të tjera, jo halle e spiune e dosjesh. Hallet që merret 90% e mediave nuk janë hallet e Shqipërisë. Hallet e njerëzve nuk kanë me ata që iu imponohet njerëzve”,-tha Veliaj në ”Top Story”.